Girona luan për herë të parë në “Bernabeu”, Reali kërkon t’i hakmerret

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 09:27 | Nga

Real Madridi do të përballet me Gironan në “Santiago Bernabeu” për herë të parë sonte.

Ekipi i promovuar në La Liga ka udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll për të luajtur në “Santiago Bernabeu” për herë të parë, ku do të kërkojë ta shkaktojë edhe një befasi tjetër.

Djelmoshat e Zinedine Zidane humben befasisht në udhëtim te klubi katalan 2-1 në fillim të sezonit dhe vetëm katër vende i ndajnë këto dy skuadra në renditjen tabelore në La Liga.

Madridi është në vendin e tretë, 15 pikë prapa liderit Barcelonës dhe 14 pikë para Gironas, e cila renditet e shtata.

Ky pritet të jetë formacioni startues i Real Madridit për ndeshjen që zhvillohet sonte në ora 20:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme