Giroud: Krahasimet me Benzeman më kanë bërë më të fortë

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 08:46 | Nga

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Olivier Giroud, a folur për krahasimet që i bëjnë atij me Karim Benzeman.

Benzema dhe Giroud ishin rivalë për pozitën e titullarit në kombëtare deri kur Benz nuk ishte përfshirë në skandalin me Mathieu Valbuena që e la atë jashtë Kampionatit Botëror.

“Gjithçka është mirë, sigurisht, por krahasimet më kanë ndjekur gjithë karrierën”.

“E kam shfrytëzuar që të bëhem më i fortë. Puna ime është t’i ndihmoj ekipit t’i arrijë synimet. Shpresoj se mund të shënoj shumë gola në të ardhmen dhe natyrisht se do të kënaqem”, u shpreh Giroud.

Franca ka miqësore me Irlandën, Italinë dhe SHBA-të para fillimit të fushatës në Botëror në Grupin C krahas Australisë, Danimarkës dhe Perus.

Franca konsiderohet një prej favoriteve për ta fituar Kupën e Botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme