Gjakova ia siguron medaljen e parë Kosovës në kategorinë e meshkujve

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 14:26 | Nga

Akil Gjakova ka arritur në finale të Grand Prix që po mbahet në Tunizi dhe i ka garantuar Kosovës medaljen e parë në xhudo për kategorinë e meshkujve.

Gjakova mposhti uzbekun Farmunov në gjysmëfinale për të siguruar medaljen e Argjendtë ndërsa me fillim prej orës 16:00 do të zhvillohen finalet nëpër kategori.

“Bravo dhe krenar me rezultatin e vetëm për Kosovën në këtë nivel! Faktikisht trajneri Akilit 1991 kishte fituar medalje të bronztë në Kupën Botërore dhe plot 27 vite për medaljen tjetër”, ka shkruar Driton Kuka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme