Gjashtë lojtarët e mëdhenj që u lënduan në finale

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 20:06 | Nga

Cristiano Ronaldo e përfundoi para kohe finalen e “Euro 2016” mes Portugalisë dhe Francës.

Por, ylli portugez nuk është i vetmi që u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.

Përveç tij një gjë të tillë janë detyruar ta bëjnë edhe disa sportistë të njohur, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Dani Carvajal u largua nga finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Të njejtën gjë u detyrua ta bëjë edhe Luis Suarez në finale të Copa del Rey kundër Sevillës.

Për shkak të lëndimit nuk arriti të vazhdonte Diego Costa në finale të Championsit të vitit 2014 me Atleticon kundër Realit.

Fernando Torres gjithashtu u zëvendësua në finale të Botërorit 2010 dhe LeBron James në ndeshjen e parë të serisë finale në NBA kundër San Antonios.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme