Gjermania fiton në Çeki, Anglia shpartallon në fund Maltën

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 22:51 | Nga

Gjermania është vazhdon të jetë perfekte në këto eliminatore të Botërorit, duke arritur fitoren e 7-të në po kaq ndeshje.

Kampionët në fuqi të Botës edhe pse me vështirësi fituan 1-2 në Çeki, me gola të Werner dhe Hummels. Për vendasit, Darida shënoi golin e vetëm.

Ndërkohë, Kombëtarja e Anglisë fitoi 0-4 ndaj Maltës në një ndeshje, e cila deri në minutën e 86-të ishte 0-1, ndërsa më pas u shënuan edhe 3 gola të tjerë.

Anglia ka konsoliduar pozitat në vendin e parë me 17 pikë në grup, ndërsa ndiqet nga Sllovakia me dy pikë më pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme