Gjigantët anglezë në ‘luftë’ për Aubameyangun

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 10:07 | Nga

Pierre-Emerick Aubameyang pëlqehet shumë në Premier Ligën Angleze.

Sulmuesi nga Gaboni ka zhvilluar një super-sezon duke u shpallë golashënuesi më i miri në kampionatin Gjerman sezonin e kaluar, dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të mendojnë transferimin e tij.

Sipas The Sun, dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Liverpooli do të ‘luftojnë’ mes vete për të nënshkruar me sulmuesin e Dortmundit, Aubameyang.

Të dy klubet kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 28-vjeçarit mbi një lëvizje të mundshme prej 65 milionë funtesh.

Megjithatë, Liverpooli thuhet të kenë preferenca më të lehta për shkak të marrëdhënies së Aubameyangit me ish-trajnerin e tij te Dortmundi, Jurgen Klopp.

Çmimi i sulmuesit mendohet të jetë rreth 70 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme