Gjilani – Hajvalia luhet pa shikues

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 09:04 | Nga

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Hajvalisë i paraparë të zhvillohet ditën e diel do të luhet pa prezencën e tifozëve.

Kjo pasi Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka dënuar klubin gjilanas me një ndeshje pa tifoz për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-të ndaj Llapit, mëson Gazeta Sheshi.

KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-te të VALA SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e qytetit ( raportet e zyrtarëve ; fyerje, kërcënime të disa personave të pa identifikuar në hyrje të zhveshtoreve drejtuar personave zyrtar te ndeshjes pas përfundimit të pjesëlojes së pare dhe përfundimit të takimit ) si dhe mos marrja e masave për largimin e të njëjtëve nga ana e klubit nikoqir – organizatorit të ndeshjes;

DËNOHET

Me zhvillimin e 1 ( një ) ndeshje në fushën e vet pa praninë e shikuesve në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.

Ndërkohë që edhe zyrtari i klubit kuq e bardh Albert Kastrati është dënuar me dy muaj mos ushtrim të detyrës për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor në po të njëjtën ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme