Gjilani kërkon pikët në tavolinë për shtyrjen e përballjes me Prishtinën

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 19:06 | Nga

Klubi i futbollit, Gjilani, do t’i kërkojë tri pikë në tavolinë për ndeshjen e shtyrë me Prishtinën, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës, vetëm pak orë para ndeshjes së paraparë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, njoftoi se takimi Prishtina-Gjilani është shtyrë për shkak se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka bërë akoma pranimin teknik të stadiumit.

Lojtarët dhe kryesia e klubit të Gjilanit tashmë janë në kryeqytet dhe kanë kërkuar sqarim, por edhe janë ankuar për këtë vendim.

Kryetari i klubit Sevdail Robelli ka kërkuar tri pikët në tavolinë duke thënë se do të ankohen për njoftimin e vonshëm për shtyrjen e ndeshjes. Ka deklaruar se do të kërkojnë “të drejtat që u takojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme