Gjilani nderon boksierin Erzen Rrustemi me çmimin “Nderi i Qytetit”

Gjilan | 21 Mar 2017 | 10:02 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar boksierin Erzen Rrustemin, i cili është shpallur kampion bote në pesha të rënda në versionin WBF.

Në telegramin e urimit të kryetarit Haziri, ndër të tjera, theksohet se Erzeni Rrustemi e ka arsyetuar epitetin “Nderi i Qytetit” të Gjilanit.

“Jo rastësisht e kemi shpallur “Nderi i Qytetit” dhe e arsyetoi këtë epitet, duke u shpallur kampion i ri bote në versionin WBF në boks, epitet që dikur e mbante Holifield. Erzeni është i pari shqiptar në historinë tonë të derisotshme që e fiton këtë titull. Urime kampion. E ke bërë krenar qytetin tënd, Gjilanin dhe mbarë shqipfolësit gjithkund në botë”, ka theksuar kryetarit Haziri.

Përndryshe, më 14 qershor të vitit 2016, me propozim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Kuvendi Komunal në mënyrë unanime e pati nderuar boksierin Erzen Rrustemi me titullin “Nderi i Qytetit”.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme