Gjithë sytë te Neymari, por Coutinho po udhëheq atë dhe Brazilin

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 10:22 | Nga

Ishte ditëlindja e Philippe Coutinhos disa ditë para ndeshjes së parë të Brazilit në Kupën e Botës “Rusia 2018”. Për të festuar, bashkëlojtarët i dhanë një tortë. Apo më saktësisht, i dhanë përbërësit për të bërë një.

Derisa Coutinho po qëndronte në fushë me disa të tjerë në bazën stërvitore të Brazilit në Sochi të Rusisë, Neymar u vendos prapa bashkëlojtarit të tij. Ai priti një moment, tundi kokën dhe më pas vazhdoi me bashkëpunëtorët e tij, për të mbuluar Coutinhon me vezë, miell dhe ujë, transmeton Koha Ditore.

Derisa Coutinho, që mbushi 26 vjet atë ditë, reagoi me një zemërim të shtirur, Neymar shpërtheu në qeshje. Coutinho mësoi një mësim të rëndësishëm, një që e ka ndjekur deri më tash në Rusi, një që mund të jetë edhe çelësi që Brazili të fitojë Kupën e Botës për herë të gjashtë. Nga atëherë, Coutinho është siguruar që të mos e lërë Neymarin larg syve të tij.

Miqësia mes lojtarëve të Brazilit me numër 10 dhe 11 është origjinale dhe e moçme, duke rrjedhur nga koha kur kanë përfaqësuar U-16 të Brazilit në një turne të të rinjve në Barcelonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme