I gjithë Zagrebi në rrugë për ta pritur Kombëtaren kroate

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 19:59 | Nga

Qindra mijëra qytetarët i kanë vërshuar rrugët dhe sheshin kryesor në Zagreb për ta pritur ekipin e tyre kombëtar, që është kthyer sot nga Rusia ku pati një Kampionat Botëror historik.

Kombëtarja kroate u largua nga Rusia të hënën në përcjelljen dhe mbrojtjen e dy aeroplanëve ushtarakë të Forcës Ajrore të Kroacisë, pas një Kupë Bote historike.

Qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë në Zagreb për ta pritur në festë ekipin e tyre kombëtar, përkundër humbjen 4-2 ndaj Francës në finale të Kupës së Botës 2018 në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Kroacia përfundoi e dyta në Kupën e Botës, ky sukses është duke u përshkruar si më i madhi në historinë e sportit kroat.

Tash, sheshi kryesor në Zagreb është mbushur me njerëz ku më vonë do të mbërrijë autobusi i ekipit kombëtar kroat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme