Gjokoviq në finale të Wimbledon pas meçit maratonik me Nadal

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 17:14 | Nga

Novak Gjokoviq ka triumfuar ndaj Rafael Nadal në pesë sete, për t’u kualifikuar në finalen e tij të katërt në Wimbledon.

Tre herë fituesi i kësaj gare, ngadhënjeu pas pesë orësh e 21 minutash lojë, 6:4, 3:6, 7:6, 3:6, 10:8.

Ndeshja ishte paraparë të kryhej dje, por kishte nisur vonë shkaku i një tjetër gjysmëfinaleje të gjatë, mes Kevin Anderson dhe John Isner, të cilën e fitoi ky i pari pas 6 ore e 36 minutash, duke vënë rekord të ri si gjysmëfinalja më e gjatë në Wimbledon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme