Gnabry huazohet te Hoffenheimi

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 14:07 | Nga

Serge Gnabry është larguar nga Bayern Munich për tek Hoffenheimi.

Talenti gjerman erdhi këtë verë nga Arsenali për një shifër që mendohet të jetë rreth tetë milionë euro.

Megjithatë, Gnabry nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit për këtë sezon sidomos pas afrimit të James Rodriguezit nga Real Madridi.

Kjo ka bërë që Bayerni të huazoj Gnabryn tek skuadra tjetër nga Bundesliga, Hoffenheimi, për të fituar më shumë përvojë.

Gnabry do të kaloj te Hoffenheimi me huazim të thjesht një vjeçar pa opsion blerje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme