Goal prezanton favoritët për “Topin e Artë”

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 17:21 | Nga

Sipas Goal, Messi dhe Ronaldo do të jenë favoritët për “Topin e Artë” në Botërorin e Rusisë.

Është e vështirë të mendosh për ndonjë lojtarë tjetër përveç Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit kur vjen puna për favoritin e “Topit të Artë” në Kupën e Botës në Rusi.

Messi e ka fituar këtë çmim Botërorin e fundit pavarësisht se Argjentina humbi në finale në vitin 2014 dhe ai së bashku me rivalin, Cristiano Ronaldon, janë favoritët edhe në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi.

Thomas Muller u rendit i dyti në Botërorin e fundit ku gjermania u shpall kampione e botës, ndërsa Toni Kroos dhe Manuel Neuer gjithashtu do të jenë pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e kampionëve në fuqi.

Neymar kishte një Kampionat Botëror të shkëlqyer para se të ishte lënduar në çerekfinale në 2014 dhe duket se luan në një tjetër nivel kur përfaqëson vendin e tij dhe pritet të shkëlqejë në Rusi.

Dallimin në Rusi pritet ta bëjnë edhe dy më të mirët e Didier Deschamps (Francës), Antoine Griezmann dhe Paul Pogba.

“Topi i Artë” në Botëror nuk është fituar nga një lojtar i fituesit të Kupës së Botës që nga viti 1994, kur Romario u nderua pasi Brazili e ngriti në qiell trofeun për herë të katërt.

Të ngjashme