Goli i Martialit i kushtoi Man. Utd 8.8 milionë euro

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Fitorja me rikthim të madh e Manchester Unitedit ndaj Newcastle United ishte saktësisht ajo që i duhej klubit të madh anglez për të rritur moralin. Mirëpo ajo fitore i kushtoi disa miliona.

Manchester Unitedi arriti të rikthehej nga disavantazhi prej 2:0 duke fituar 3:2 në fund.

Anthony Martial shënoi golin e barazimit, ndërsa golin e parë e realizoi Juan Mata nga gjuajtja e lirë, derisa të fitores Alexis Sanchez me gjuajtje me kokë.

Ai gol nga sulmuesi francez Martial i ka kushtuar Manchester Unitedit 7.7 milionë funte (8.8 milionë euro), falë një klauzole që ishte përfshirë në marrëveshjen e transferimit të tij nga Monaco në vitin 2015.

Manchester Unitedi kishte arritur marrëveshje 38.5 milionë funte (44 milionë euro) për të paguar në dy këste për transferimin e Martialit, mirëpo marrëveshja përfshiu edhe shumë bonuse luksoze që nënkuptonin se kostoja e transferimit mund të rritej deri në 61.6 milionë funte (70.5 milionë euro).

Një nga ato bonuse ishte që Manchester Unitedi u pajtua t’i paguante Monacos 7.7 milionë funte shtesë nëse francezi arrin të shënojë 25 gola në Premier League para përfundimit të stinorit 2018/19. Monaco ishte duke pritur për këtë shumë në dhjetë muajt e fundit, para se Martial të shënonte kundër Newcastlet. Së fundi francezi në ligë kishte shënuar ndaj Burnleyt në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme