Goli i Shaqirit më i miri, FIFA ka një befasi për të (Video)

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 10:50 | Nga

Xherdan Shaqiri ishte ndër futbollistët më të mirë të javës që lamë pas. Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane shënoi një gol të mrekullueshëm në fundjavë ndaj Hull Cityt.

Kësisoj Shaqiri është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij dhe kompania e njohur EA Sports ka përgatitur një befasi për të.

Aktualisht në video lojën “FIFA 18”, kosovari ka përformancën 82, ndërsa EA Sports ka befasuar atë duke zgjedhur golin e tij si të javës dhe duke ia rritur përformancën ne 86.

Përpos goli i tij që u vlerësua jashtëzakonisht shumë në komente nga tifozët e futbollit, Xherdani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës.

25-vjeçari nga Gjilani shënoi golin e tij të katërt këtë edicion në elitën e futbollit anglez, transmeton Telegrafi. Ai ka arritur që përveç golave të bëjë edhe dy asistime këtë edicion, ku njëri nga ta ishte në ndeshjen e fundit.

Kujtojmë që gjilanasi është njëri nga lojtarët kryesor të Përfaqësueses së Zvicrës ku ka zhvilluar 58 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme