Gotze rikthehet në Dortmund

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 14:22 | Nga

Borussia Dortmund ka konfirmuar transferimin e Mario Gotze nga Bayern Munich.

Reprezentuesi gjerman u rikthye në klubin prej ku u largua në vitin 2013.

Gotze u ka kërkuar falje tifozëve të Dortmundit për transferimin në Bayern dhe insistoi se me punë do ta rikthejë besimin e tyre.

“Kur jam transferuar nga Dortmund në Bayern më 2013, ishte një vendim i momentit nga i cili nuk mund të fshihem sot”, deklaroi Gotze.

“Tri vjet më vonë, si 24-vjeç, e shoh vendimin me sy tjerë. I kuptoj tifozët, nuk do ta merrja të njëjtin vendim sot”, u shpreh ai.

“Kur kthehem në shtëpinë time, do të mundohem t’i bind të gjithë njerëzit me paraqitjet e mija, sidomos ata që nuk do të më presin ngrohtë. Synimi im është të luajë sërish futbollin më të mirë, për të gjithë ne, klubin dhe tifozët e Borussia Dortmund”, theksoi Gotze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme