Granit Xhaka debutoi me Arsenalin

Prishtinë | 14 Gus 2016 | 22:50 | Nga

Granit Xhaka ka luajtur sot për herë të parë me fanellën e Arsenalit. Ai luajti kundër Liverpoolit, në një ndeshje të humbur nga “topçinjtë”.

Liverpooli e fitoi ndeshjen 4:3 në fushë kundërshtare. Xhaka nuk e ka nisur këtë ndeshje si titullar. Ai është futur në lojë në minutën e 67-t të takimit. Xhaka zëvendësoi Muhamed Elnenin.

Lojtari me origjinë nga Kosova, gjatë kohës që luajti, u ndëshkua me karton të verdhë. Sidoqoftë, Xhaka pati një paraqitje të mirë. Për këtë, ai u vlerësua me notën 6.2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme