Granit Xhaka stërvitet me FC Prishtinën (Foto)

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 12:07 | Nga

Futbollisti i Arsenalit të Londrës, Granit Xhaka, stërvit së bashku me futbollistët e Prishtinës.

Jo vetëm futbollistët e Prishtinës, por edhe Granit Xhaka, janë duke e shijuar stërvitjen e parafundit në stadiumin e qytetit para se ai përfundimisht të mbyllet për punimet e renovimit.

Granit Xhaka, po qëndron në Prishtinë dhe sot në stërvitjen e mëngjesit ka stërvitur së bashku me Prishtinën.

Përveç paraqitjes së tij në fushën e qytetit, moment për mbamendje është se sot pasdite do të mbahet treningu i fundit në barin e fushës së stadiumit të qytetit i cili ka qëndruar “stoikisht” tani e më shumë se 50 vite.

XHAKA 2XHAKA 3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme