Grezda shënoi supergol, Rrahmani luajti nga fillimi

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 20:55 | Nga

Eros Grezda ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij prej 4:0 ndaj Cibilian

Lokomotiva e Zagrebit, skuadër në të cilën luan mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar fitore prej 4:0 ndaj Cibilian, ku njërin gol e shënoi shqiptari tjetër që aktivizohet te Lokomotiva, Eros Grezda.

Rrahmani luajti nga minuta e parë, derisa Grezda hyri në lojë në minutën e 74’tër dhe iu deshën vetëm dy minuta për të shënuar gol në këtë ndeshje, që ishte i katërti dhe i fundit për skuadrën e tij.

Lokomotiva gjendet në pozitën e gjashtë pas nëntë xhirove ne kampionatin kroat. /Express/

Eros Grezda

Të ngjashme