Grezda tregon kujt ia dedikoi golin dhe pse përqafoi trajnerin

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 15:23 | Nga

Eros Grezda shënoi golin e parë me fanellën e Shqipërisë në fitoren e së hënës mbrëma me rezultat 3:2 ndaj Turqisë.

Në prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH-së, mesfushori tregoi emocionet e përjetuara dhe përqafimin me Christian Panucci.

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës”.

“Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares.”

“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panucci më hapi duart dhe e përqafova”.

Të ngjashme