Griezmann e pret me padurim finalen

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 16:55 | Nga

Antoine Griezmann pranon se nuk mund të presë për finalen e Europa League që luhet sonte kundër Marseille. Stadiumi i Lyonit është vetëm 70 kilometra larg nga qyteti i Griezmanit në Macon, dhe ai thotë se është një lojë që ai pret me padurim, pasi do të thoshte “një titull i parë i rëndësishëm”.

“Me të vërtetë dëshiroj që kjo ndeshje të vijë ashtu siç është në Lyon, 45 minuta nga shtëpia ime, dhe do të ketë shumë anëtarë të familjes sime për të më parë mua, kështu që shpresoj se do të jetë një fund i lumtur”, tha Griezmann për UEFA.

“Kam fituar Superkupën spanjolle në 2014 dhe tani kam mundësinë për të fituar Europa League, kështu që unë me të vërtetë dua të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar shokët e ekipit tim”, ka shtuar sulmuesi francez.

“Për klubin është një trofe shumë i rëndësishëm dhe është një mënyrë për të treguar se jemi gjithmonë aty për të luftuar me më të mirët”.

Griezmann, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje të madhe të në Barcelonë këtë verë, vazhdoi të fliste për partneritetin e tij përballë Diego Costa.

“Ai më ndihmon shumë dhe krijon shumë hapësirë ​​për mua mes mbrojtjes dhe mesfushës.Unë e di që ai do të më kërkojë të luaj në thellësi. Ai është Nr 9 im, kështu që unë përpiqem për t`i dhënë disa topa të mirë” ka thënë në fund Griezmann.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme