Griezmann ka një kusht për t’u transferuar te Unitedi

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 12:43 | Nga

Ylli francez i ka vënë një kusht gjigantit anglez, nëse do ta ketë në radhët e veta qysh në verën e këtij viti.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann, mund të largohet në fund të sezonit nga Spanja për në Premier League.

Sipas gazetës “The Sun”, sulmuesi francez ka kushtin e vetëm që skuadra e Mourinhos sezonin e ardhshëm të marrë pjesë në Champions League.

Bisedimet në mes të dy palëve janë duke avancuar dhe lojtari pritet që të veshë fanellën me numër 7 te Djajtë e Kuq.

Nëse Djajtë e Kuq nuk zënë një vend në Champions vështirë se do të mund të transferojnë sulmuesin francez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme