Griezmann zbulon pse nuk u largua nga Atletico Madrid

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 11:17 | Nga

Antoine Griezmann ka shpjeguar arsyen e qëndrimit në Atletico Madrid.

Antoine Griezmann vitet e fundit është shëndërruar në një nga futbollistët më të kërkuar nga gjigantët e Europës.

Madje, francezi ishte shumë pranë kalimit te Barcelona por ishte zgjedhja e tij që të anullonte gjithçka dhe të vijonte me AtleticoMadridin ku mesa duket po fiton shumë me këtë klub.

Një muaj pasi ngriti trofeun e Kupës së Botës me Francën, Antoine Griezmann ngriti edhe Superkupën e Spanjës me klubi e Atleticos.

Francezi është pyetur mbi këtë sukses dhe mbi refuzimin e largimit nga Atletico ku ka thënë se te kjo skuadër ai synon shumë më shumë se kaq.

“Kam qëndruar sepse kemi një projekt të madh. Kam besim në këtë klub dhe në Diego Simeonen”, është shprehur Griezmann.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme