Guardiola akuzohet për sjellje të pahijshme në ndeshjen me Liverpoolin

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 16:48 | Nga

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, akuzohet nga UEFA për sjellje të pahijshme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Trajneri katalonas u përjashtua prej ndeshjes në fund të pjesë së parë, pasi u përplas me gjyqtarin Antoni Mateu Lahoz, të cilin më vonë e quajti “special”.

Guardiola nuk ishte i lumtur që gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje për të anuluar një gol të dytë për skuadrën e tij në fund të pjesë së parë.

City u eliminua me humbje në total 5 me 1, ndërsa 47-vjeçari tani duhet t’i përgjigjet akuzës nga UEFA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme