Hadergjonaj nënshkruan me skuadrën e Premierligës

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 11:47 | Nga

Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht ka nënshkruar me skuadrën angleze, Hudersfield.

Skuadra angleze, Huddersfield ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin e djathtë Florent Hadergjonaj.

Përfaqësuesi i Zvicrës ishte i huazuar këtë sezon me të drejtë blerje nga Ingolstad, mundësi të cilën e ka shfrytëzuar skuadra angleze.

“Huddersfied është i lumtur të ju njoftojë se ka kompletuar transferimin e Florent Hadergjonajt nga skuadra e Ingolstadt”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021.

Të ngjashme