Hajdari i 30-ti në evropianin e atletikës

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Atleti kosovar Musa Hajdari ka lënë vetëm një garues prapa në raundin kualifikues të vrapimit në 800 metra në Kampionatin evropian të atletikës që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Hajdari ka garuar të enjten, ndërsa është renditur i 30-ti me kohë prej 1:49.47 minutash, transmeton Koha Ditore.

Pas tij mbeti vetëm Christos Demetriou i Qipros me kohë 1:50.62 minuta.

Dy vrapues u diskualifikuan. Kështu Hajdari, që vlerësohet atleti më i mirë në vend, ishte larg kualifikimit në gjysmëfinale.

Në baterinë e tij Hajdari ishte i fundit (8), ndërsa tre të parët avancuan tutje. Kosovën në Evropian e përfaqësoi edhe Gresa Bakraqi, që po ashtu garoi në vrapim 800 metra. Bakraqi po ashtu ishte në fund të klasifikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme