Halil Matoshi me fjalë prekëse për Fadil Vokrrin

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 13:24 | Nga

Këshilltari i Kryeministrit, Halil Matoshi, i është drejtuar me fjalë prekëse Fadil Vokrrit.

I kujton momentet që i kanë përjetuar së bashku, posaçërisht kur para ndeshjes kualifikuese me Teteksin e Tetovës, së bashku me mijëra tifozë thotë se hynë në fushë plot ekzaltim dhe me thonj e hoqën borën nga stadiumi i Prishtinës.

Postimi i plotë i Halil Matoshit:

Fadil Vokrri, Fadil Vokrri, Fadil Vokrri????
…e mban mend Fadil kur para ndeshjës kualifikuese me Teteksin e Tetovës, së bashku me mijëra tifozë hymë në fushë plot ekzaltim dhe me thoj e hoqëm borën nga stadiumi i Prishtinës, se druanim mos nuk po niste beteja!?
…po brohorimat “Eho, eho…” të cilat na i inkriminuen e për të cilat na arrestonin forcat pushtuese i mbanë mend???
Dhe brohorimat e atyne 30 mijë shpirtnave t’çuem peshë p’ej depërtimeve tua drejt portës kundërshtare?
Po po Fadil… secila fije bari ne atë stadium, që ishte arenë e ftyrës dhe krenarisë sonë âsht e ujitun me djersën tande dhe mban mend hapin tënd, hovin dhe hezin tand titanik…
Fadil Vokrri, ti je fitues i përjetshëm, paçka që këtë të fundit me kohën, e humbe e të cilen të gjithë ne, beftë do ta humbim…
Ishim të një brezi, maturantë të ‘81-tës, demostrues për të drejta, për Republikë… ????????Ishim bashkëautorë të një manifesti identitar, të mohuar, kur, dojshin me na lanë me gishta n’gojë, të përbuzur, qytetarë të rendit të dytë në kombin etnik…
Fadil, ti ike herët dhe na mërzite fort bre burrë i dheut…
Por Fadil, ti e përmbushe misionin, hyre legjendë në historinë e këtij kombi dhe dole i tillë, legjendë!
Ti me po at hezin e dikurshëm djaloshar e ndihmove Kosovën ???????? me u bâ anëtare e UEFA-s dhe dole faqebardhë nga beteja e fundit: Jeta!
Ti i vune themelet e një kombëtarje të re, ???????? që pasunon arkitekturën e kombeve në garat ndërkombëtare të futbollit.
Me vdekjen tande vdiq epoka e ngritjës dhe kryengritjëd së brezit tonë…
Dhe, ishte kryengritja e ’90-ave me Brahim Rugovën dhe UÇK-në që e vulosën idenë e
madhe të shqiptarizmës: Shtetin sovran kosovar????????!
Dhe ne e pâmë tek u bâ Kosova jonë!????????
Jemi brez me fat Fadil…❤
Fadil, prehu i qetë vëlla, në tokën e Nânës Kosovë.????????
Bravo të qoftë!
Falemnderit, tre herë falemnderit Fadil Vokrri!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme