Halimi vazhdon me gola në Danimarkë

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 09:39 | Nga

Besar Halimi nuk e ma ndërmend të ndalet duke dhuruar magji në futbollin danez.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës edhe njëherë ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Brondby.

Kaltër e verdhët ishin nikoqir të Silkeborg që kaluan në epërsi pas 45 minutash lojë.

Por inkuadrimi i Halimit në lojë solli ndryshimin e madh tek vendasit.

Reprezentuesi kosovar vetëm pas shtatë minutash lojë që u fut në ndeshje arriti të barazoj rezultatin.

Ishte minuta e 53-të, kur gjilanasi pranoi një top nga Larsson dhe me një goditje nga distanca barazoi rezultatin në 1-1.

Ky ishte goli i katërt në kampionat për talentin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Superligën daneze, ndërkohë që ai ka shënuar edhe në Ligën e Evropës dhe në Kupë.

Në fund të ndeshjes Brondby triumfoi me rezultat të thellë 4-1, duke konfirmuar fuqinë në futbollin danez.

Pas kësaj fitore skuadra nga kryeqyteti danez zë pozitën e tretë nê tabelë dy pikë larg liderit Nordsjallend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme