Hamilton: Kur të lë F1, largohem edhe nga Mercedes

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 14:32 | Nga

Lewis Hamilton i premton besnikëri Mercedesit. Piloti anglez edhe pse është shumë i kërkuar në merkato do ta vazhdojë karrierën te skuadra gjermane. “Të lë Mercedesin? Do ta bëj këtë vetëm kur t’i jap lamtumirën Formula 1-shit”, deklaroi fillimisht Hamilton në një intervistë. 3-herë kampioni i Botës është shumë i lumtur dhe ka gjetur ambientin perfekt te Mercedesi. Kjo është një nga arsyet që Hamilton nuk e mendon aspak largimin nga skuadra gjermane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme