Hamilton përgëzon Mercedesin për fitore

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 10:06 | Nga

Skuadra Mercedes është kampione e botës për konstruktorë, ndërsa Lewis Hamiltonit i duhet edhe një sforco e vogël për të rrëmbyer zyrtarisht titullin e katërt në karrierë.

Në përfundimit të çmimit të madh të Amerikës, ku e kaloi i pari vijën e finishit, piloti britanik u shpreh:

“Urime skuadrës për fitoren. Ky vit ka qenë i pabesueshëm. Kemi punuar të gjithë si skuadër dhe jam krenar për këtë. Sidomos për faktin që makina ka patur shumë ndryshime.”

Hamilton e konsideroi një fitore të mrekullueshme suksesin në Austin, por nuk harroi të përgëzonte edhe rivalin e Ferrarit, Vettel, për garën e zhvilluar.

“Ishte një garë e madhe, një nga më dëfryeset. Sebastian e nisi shumë mirë, por unë e dija që mund ta parakaloja. Arrita të ruaja ritmin dhe ta lija pas, janë pikërisht këto momente për të cilat jetoj. Më surprizoi Vettel, sepse u tregua shumë korrekt. Mendoj se ishte një fitore e jashtëzakonshme edhe për të gjithë miqtë e mi që kishin ardhur për të më ndjekur.”

Nga ana tjetër, Vettel e pranoi se e kishte të pamundur të ndalte Hamiltonin dhe kjo ndodhi për problemet e Ferrarit. Gjithsesi, gjermani i “Kokëkuqes” u shpreh i bindur se e ardhmja i përket skuadrës italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme