Hazard mund të largohet nga Chelsea, por mbetët në Premier Ligë

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 09:17 | Nga

Anësori i talentuar i Chelseat, Eden Hazard, për një kohë ka qenë caku kryesor i Real Madridit e Barcelonës, por tani në garë është futur edhe Manchester City, bën të ditur “Daily Express”.

Manchester City është lodhur me insistimin për Alexis Sanchezin e Arsenalit pasi deri më tani nuk ka marr asnjë sinjal pozitiv, andaj ka kthyer sytë kah Hazardi.

“Daily Express” bën të ditur nga burime të sigurta se Pep Guardiola do të këmbëngulë për belgun në këto ditë të mbetura të afatit kalimtar veror, për ta përforcuar edhe më shumë sulmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme