Henry i jep zemër Arsenalit para ndeshjes ndaj Bayernit

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:51 | Nga

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka folur pas shortit në Ligën e Kampionëve, kur Topcinjtë në 1/16 e finales do të luajnë kundër Bayern Munichut.

Francezi ka thënë se nëse skuadra e Arsene Wenger dëshiron të fitojë në këtë garë duhet t’i mposhtë ekipet e mëdha që në fillim.

“Nëse dëshiron ta fitosh duhet të luash kundër ekipeve të mëdha”, ka thënë Henry për përballjen Arsenal-Bayern Munich.

“Kisha një ndjenjë që do takoheshin me Realin apo Bayernin, ishte e shkruar të ndodhte. Mbaj mend vitin kur luajtëm ndaj Real Madridit në rrugën për finale dhe njerëzit thanë se kishte përfunduar çdo gjë për Arsenalin”.

“Për të fituar duhet të luash ndaj Bayernit, Barcelonas apo Real Madridit. Kështu që pse jo?”, shtoi legjenda franceze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme