Herrera flet për finalen me Realin, lavdëron Mourinhon

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 09:44 | Nga

Ander Herrera ka lavdëruar Jose Mourinhon, duke thënë se ai është trajner fitues. Jose Mourinho ka fituar tre trofe që në sezonin e parë me Manchester Unitedin, League Cup, Community Shield dhe Europa League.

Kjo ka bërë që mesfushori spanjoll, Ander Herrera, të ketë vetëm fjalë të mira për portugezin, duke e konsideruar trajner fitues.

Ai foli edhe për finalen e UEFA Super Cup, ndaj Real Madridit, e cila do të zhvillohet me 8 gusht në “Philip II Arena”, Maqedoni.

“Ne tashmë jemi duke menduar për finalen e Superkupës së Evropës”, tha Herrera për Sky Sports. “Titujt janë gjithçka në futboll, apo jo? Që të arrihen objektivat”.

“Tani do të luajmë në Ligën e Kampionëve. Tre tituj: League Cup, Community Shield dhe Europa League. Për këtë kemi folur që në fillim të sezonit. Kur ai erdhi këtu tha se është në Manchester United për të fituar trofe dhe e ka bërë këtë. Sezoni parë, tre tituj. Trajneri ynë është fitues”, tha më tej Herrera për Sky Sports.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme