Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Real Madrid, Juvents, Atletico Madrid dhe Monaco kanë qenë pjesë e shortit të tërhequr për çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Fati ka dashur që ky short të na sjell edhe dy ndeshje interesante.

Ndeshja e parë gjysmëfinale është ajo në mes të Real Madridit dhe Atletico Madrid , ndërsa e dyta Monacos dhe Juventusit.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Skuadra që tërhiqet e para do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme