Historia e aksidenteve ajrore ku u përfshinë skuadrat sportive

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 10:31 | Nga

Rrëzimet e aeroplanëve shuajnë jetë, ëndrra e familje, por edhe më shkatërruese tregohen kur një skuadër sportive përfshihet në të.

Ajo ndjenjë e humbjes është ndier thellë në Brazil dhe nëpër botë në fillim të kësaj jave, kur anëtarët e skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense humbën jetën, kur aeroplani që po bartte skuadrën u rrëzua në periferi të Medellinit në Kolumbi, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Nga aksidenti shpëtuan vetëm tre lojtarë të skuadrës së parë, që ishin në aeroplan. Sado tronditëse, ky aksident nuk është i vetmi që është përfshirë një skuadër sportive.

Më poshtë janë disa nga rastet tronditëse të aksidenteve ajrore ku janë përfshirë skuadrat sportive.

1949: Ekipi i Torinos në futboll

Një aeroplan “Fiat” që po bartte 31 persona u përplas në majën e një mali në periferi të Torinos në Itali, më 4 maj të vitit 1949, në të cilin aksident humbën jetën 22 anëtarë të skuadrës së Torinos në futboll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme