Majlinda në finale, siguron të argjendtën (Video)

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 21:20 | Nga

Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike.

Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë pas kualifikimit në finale të ‘Rio 2016’, transmeton Gazeta Express.

Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura.

Majlinda tani do të kërkojë medaljen e artë kur në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan.

Të ngjashme