Humbi bastin për Spanjën, prezantuesi i famshëm u detyrua të shkojë në punë me fustan

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 09:49 | Nga

Aleksandr Sofronov, prezantuesi i një radioje ruse u detyrua të shkonte me fustan në punë. Kjo erdhi si pasojë e një basti që vuri Sofronov, i bindur që Rusia nuk do të triumfonte kudër Spanjës.

Një prezantues i famshëm rus e festoi fitoren e vendit të tij ndaj Spanjës, i veshur me fustan. Kjo pasi ai ishte i sigurt që Rusia e kishte të pamundur të fitonte kundër Spanjës. “Nëse kjo ndodh, unë do të vij me fustan në punë”, u shpreh ditën e ndeshjes prezantuesi i një radioje ruse, Aleksandr Sofronov.

“Sport FM”, radioja ku punon Sofronov transmeton live edhe përmes televizionit, ç’ka do të thotë se fustanin ngjyrë rozë e panë të gjithë ndjekësit e tij. Këto foto kanë qarkulluar në të gjitha rrjetet sociale duke u bërë virale. Përfundimisht ky ka qenë Botërori i surprizave, pasi skuadra si Gjermania, Spanja dhe Argjentina u prenë të gjithëve ëndrrat në mes.

Që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kjo ishte hera e parë që Rusia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Të ngjashme