Humbja trondit futbollin turk

Soccer Football - 2018 World Cup Qualifications - Europe - Ukraine vs Turkey - Kharkiv, Ukraine September 2, 2017 Turkey coach Mircea Lucescu gestures REUTERS/Gleb Garanich
Prishtinë | 14 Nën 2017 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Humbja me Shqipërinë është pika që mbushi gotën, një tjetër zhgënjim dhe duket se turqit do të marrin masa drastike. Lajmi i fundit që raportohet në mediat turke është takimi me urgjencë që presidenti i federatës Ylldirim Demiroren, ka kërkuar me trajnerin Mircea Lucescu.

Menjëherë pas ndeshjes në Antalya, rumuni i është drejtuar Stambollit për tu takuar me presidentin e federatës për të diskutuar mbi gjendjen e skuadrës, sikurse raportojnë mediat.

Disa prej ndeshjeve të fundit kanë sjellë kritika ndaj trajnerit dhe kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i skuadrës turke.

Mircea Lucescu: “E di mirë se çfarë po bëj, po ndërtoj një ekip që do të shkojë në europian. Po përpiqem që të gjithë futbollistët të jenë në të njëjtin drejtim.
Fillimisht të kontrollojmë lojën pastaj të kërkojmë rezultatin. Kam shumë përvojë dhe nuk shqetësohem nga fjalët se mund të zëvëndësohem si trajner.
Kemi shumë punë për të bërë dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”.

Christian Panucci vlerësoi edhe një herë futbollistët për impenjimin.

Christian Panucci: “Besoj që zhvilluam një pjesë të parë të mirë, pasi mbetëm me 10 lojtarë vuajtëm, por kur shënuan golin e tretë arritëm të bënim tonën ndeshjen
Jam i kënaqur me ekipin tim dhe për punën që kemi bërë këto ditë”.

Kritikët e futbollit turk. sugjerojnë rikthimin në stolin e përfaqësueses të trajnerit aktual të Besiktasit, Senol Gunes. Me teknikun tashmë 65-vjeqar, Turqia
arriti deri në vendin e tretë në kupën e botës të 2002

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme