Hysaj me pagë marramendëse në kontratën e re

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 11:29 | Nga

Elseid Hysaj pritet që së shpejti ta vazhdojë kontratën me Napolin.

Elseid Hysaj do të rinovojë të enjten kontratën e tij me Napolin, pasi është gjetur një akord mes palëve.

E përditshmja napolitane “Il Mattino” ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes që ka arritur lojtari me klubin, transmeton Panorama Sport.

Kontrata e re e Hysajt do të zgjatë deri në vitin 2021, ndërsa do të ketë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve financiare.

Tashmë Hysaj do të përfitojë një rrogë bazë prej 1,5 milionë eurosh në vit, ndërsa do të ketë edhe bonuse të tjera në varësi të rezultateve të arritura nga klubi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme