Hysaj, prioritet i Chelseat

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 16:43 | Nga

Chelsea raportohet se gjatë verës po synon të transferojë mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Futbollisti shqiptar pritet të përgjigjet në ofertën për kontratë të re të Napolit dhe “Blutë” po shpresojnë të ndërhyjnë në negociata, sipas “TMW”.

Klubi londinez e ka bërë cak kryesor Hysajn, për të cilin Napoli nuk pranon ofertë nën 40 milionë funte.

Hysaj, i cili iu bashkua Napolit nga Empoli më 2015, ka pasur 37 paraqitje për Shqipërinë deri tash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme