Ibra refuzoi 100 milionë dollarë në vit në Kinë për të kaluar në Amerikë

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:51 | Nga

Zlatan Ibrahimoviq i ka thënë jo një oferte të majme nga Kina që sipas Sports Illustrated kapte shifrën e 100 milionë dollarëve.

36-vjeçari la Manchester Unitedin në fund të muajit mars për t’u transferuar në MLS, te skuadra e LA Galaxy.

Ibra në SHBA pritet të përfitojë rreth 3 milionë dollarë në dy vite sa ka kontratë më klubin nga Kalifornia.

Në debutim me LA Galaxy, Ibrahimoviq ka shënuar dy gola duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij me rezultat 4:3 ndaj rivalit të qytetit Los Angeles.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme