Ibrahimovic: Doja të bëhesha si ky lojtar

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 14:01 | Nga

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dikur shpresonte të bëhej si një futbollist i njohur.

Bëhet fjalë për legjendën braziliane, Ronaldo, i cili ishte sulmuesi i preferuar i suedezit.

“Mendoj se Ronaldo ishte fenomenal”, tha Ibrahimovic.

“Si një lojtar i ri unë i thoja vetës: Do të bëhem pikërisht sikur ai. Një lojtar që bënte dallimin dhe shëndriste me paraqitjet e tij. Nuk ekziston më një lojtar sikur ai”, shtoi Ibra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme