Ibrahimovic për golin e Ronaldos: Bukur, por duhet të provonte nga 40 metra

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:56 | Nga

Suedezi Zlatan Ibrahimovic e ka komentuar në stilin e vet golin fantastik të Cristiano Ronaldos të martën mbrëma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Portugezi me “gërshërë” nga dhjetë metra e mposhti Gianluigi Buffonin në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit në Torino, transmeton Gazeta Express.

“Gol i bukur, por do të duhej ta provonte nga 40 metra largësi”, ka thënë sulmuesi i LA Galaxy.

Me këtë suedezi përkujtoi golin e tij me gërshërë kundër Anglisë në vitin 2012.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme