Ibrahimoviqi shkëput kontratën me Unitedin

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 15:40 | Nga

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq pritet të largohet nga Manchester Unitedit me efekt të menjëhershëm.

Edhe pse nuk ka konfirmim nga klubi, BBC raporton se, menaxheri Jose Mourinho është pajtuar për shkëputjen e kontratës së Ibrahimoviqit, e cila skadonte më 30 qershor.

Suedezi 36-vjeçar pritet të bashkohet me LA Galaxy në ligën e futbollit amerikan.

Ibra u transferua te Unitedi nga Paris Saint-Germaini në vitin 2016. Për 53 paraqitje ai realizoi 29 gola mirëpo nuk ka luajtur që kur u rikuperua nga lëndimi që e pësoi në muajin mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme