Icardi lë Inter këtë verë

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 16:53 | Nga

Asi argjentinas me shumë gjasë do të kalojë në Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi skuadra e madhe spanjolle ka shprehur hapur interesimin për ta pasur në radhët e veta.

Mauro Icardi do të largohet nga Inter në fund të edicionit, ndërsa Maurizio Sarri do të marrë drejtimin e Arsenal, ka thënë agjenti i njohur sportiv, Federico Pastorello.

Icardi është i lidhur fort me një kalim tek gjiganti spanjoll Real Madrid dhe Pastorello beson se gjatë verës argjentinasi do të ndërrojë ambient.

Pastorello ka deklaruar se shefi i Napoli, Maurizio Sarri, do të shkojë tek Arsenal, ndryshe nga ç’raportohej deri tani, pasi Sarri lidhej me një kalim tek Chelsea.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme