Igli Tare kryeson sondazhin për drejtorin sportiv më të mirë në Serinë A

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 10:23 | Nga

Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë?

Kjo është pyetja që “Corriere Dello Sport” u drejton lexuesve të saj në sondazhin e fundit, për të zbuluar mendimin që kanë të apasionuarit e futbollit italian për punën e drejtuesve që kanë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrat respektive. Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së Lazios sezonet e fundit, çka është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër. 44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Paraticci i Juventusit dhe Giuntoli i Napolit me nga 14%. Më pas renditen Sartori i Atalantës dhe Monchi i Romës me nga 10%. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh të Corriere Dello Sport nuk është mbyllur akoma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme