Iniesta: Humbja ndaj Malagas ishte turp për ne

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 09:41 | Nga

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka folur pas humbjes ndaj Malagas me rezultat 2-0 dhe as që ka tentuar të minimizoi këtë humbje, apo ta arsyetojë.

Spanjolli ka thënë se është turp për klubin katalunas ajo që ndodhi.

“Ishte një turp i madh, kemi humbur një mundësi të vendosim vetën në një situatë favorizuese”, ka thënë shkurt Iniesta.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është ndaj Real Socidadit, pastaj kundër Real Madridit.

Aktualisht Barça renditet në vendin e dytë në La Liga me 69 pikë, por një ndeshje më shumë se Reali në pozitën e parë me 72 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme