Interi afër Vrsaljkos

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:32 | Nga

Interi është afër nënshkrimit me mbrojtësin e krahut të djathë nga Atletico Madridi, i cili dëshiron të rikthehet në Itali.
Kroati ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Interi gjatë kësaj vere, i cili është kandidati i parë në listë, para Matteo Darmianit dhe Davide Zappacostas, transmeton Gazeta Express.

Vrsaljko ia ka bërë të qartë Atletit se ai dëshiron të largohet, ka shkruar Gazzetta dello Sport.

Oferta e Interit është 6 milionë euro për huazim me opsion për ta blerë për 25 milionë euro. Ndërsa klubi spanjoll insiston që ta shesë lojtarin menjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme