Interi dhe Atletico Madridi në pritje të Florenzit

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 14:00 | Nga

Atletico Madridi dhe Interi janë gati të futen në garë deri në fund nëse Alessandro Florenzi nuk e rinovon së shpejti kontratën e tij me Romën.

Mbrojtësi italian është romak kokë e këmbë, por negociatat për të zgjidhur një marrëveshje të re vazhdojnë të zvarriten pa sukses tash e sa kohë.

Kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2019 dhe klubi nuk mund të përballojë që situata të vazhdojë shumë më gjatë.

Interi tashmë nuk ka lënë asnjë sekret për interesin e tyre, pasi ish-trajneri i Giallorossëve, Luciano Spalletti tashmë ka transferuar Radja Nainggolanin këtë verë.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, edhe spanjollët e Atletico Madridit janë një tjetër opsion interesant për italianin e gjithanshëm, transmeton Telegrafi.

Florenzi mund të luajë si një mesfushor, në anën e djathtë të një sulmi me tre ose si një mesfushor dhe mbrojtës i krahut të djathtë.

Roma ka rritur pagën e tij në 2.7 milionë euro në vit plus bonuse, por Inter tashmë janë duke ofruar plot milionë euro në sezon dhe kjo e ka tunduar lojtarin.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme